ARSYET PSE ËSHTË E DOBISHME TË PINI ÇOKOLATË TË NGROHTË GJATË DIMRIT - Shëndetësia - Kosova Sot
ARSYET PSE ËSHTË E DOBISHME TË PINI ÇOKOLATË TË NGROHTË GJATË DIMRIT

ARSYET PSE ËSHTË E DOBISHME TË PINI ÇOKOLATË TË NGROHTË GJATË DIMRIT

Çokolata e ngrohtë jo vetëm se e ngrohë trupin, por e ngrit edhe disponimin dhe ndikon mirë në shëndet.

PËRMBAN MINERALE

Në çokolatën e ngrohtë hasim kalium dhe kalcium, që janë shumë të dobishëm për lëkurë dhe eshtra. Po ashtu përmban edhe shumë magnez dhe hekur, e falë tyre trupi ju mbushet me energji dhe forcë. Është interesante se çokolata e ngrohtë përmban më pak sheqer se në formën e ngurtë.

PËRMBAN ANTIOKSIDUES

Çokolata e ngrohtë përmban shumë antioksidues. Në bazë të disa studimeve të bëra së fundmi në lidhje me çokolatën e ngrohtë dhe verën e kuqe, është dëshmuar se në çokolatën e ngrohtë ka dy herë më shumë antioksidues se sa që ka në verën e kuqe.

(Kosova Sot)

16 orë e 8 minuta më parë
20/08/18