Tri ilaçe natyrale për fytin e thatë e me dhimbje - Shëndetësia - Kosova Sot
Tri ilaēe natyrale pėr fytin e thatė e me dhimbje

Tri ilaēe natyrale pėr fytin e thatė e me dhimbje

Image

UTHULL MOLLE DHE MJALTË

Uthulla e mollës ul pH-në e hapësirës dhe ndihmon në hedhjen jashtë të baktereve nga fyti. Sido që të jetë, ndihmon si një ekspektorant derisa mjalti vepron si një antibakterial i fuqishëm. Përbërësit: 1 lugë uthull molle (10 ml); Lëngun e gjysmë limonit të shtrydhur (5 ml); 1 lugë mjaltë (15 g); Piper për shije; 1 gotë ujë (125 ml). Përgatitja: Vloni ujin; Shtoni uthullën e mollës dhe lëngun e limonit; Derdhni mjaltin dhe përzieni derisa të tretet; Shtoni pak piper po deshët. Si ta përdorni: Pini një gotë pas secilës shujtë për të reduktuar dhimbjen dhe kollën. 

Image

HIDROGJEN PEROKSIDI

Një tjetër mënyrë natyrale për t'u përballur me fytin e thatë e me dhimbje është të aplikoni një pik hidrogjen peroksidi në secilin vesh porsa të shfaqen simptomat. Si at përdorni: Pastroni me kujdes të dy veshët. Lakoni kokën prapa dhe aplikoni një pikë hidrogjen peroksidi në secilin vesh. Do të ndjeni pak zhurmë, që është krejt normale. Prisni për dhjetë minuta ashtu, maksimumi. Pastroni me pambuk.

Image

LIMONI

Limoni konsiderohet të jetë antibiotik natyral, derisa është një burim i fortë për vitamina C. Mund të përdoret në mënyra të ndryshme për të lehtësuar nga dhimbja, qoftë nëse e hidhni në pak kripë, apo përgatisni një preparat si ky: Përbërësit: 4 limonë (40 ml lëng); 2 lugë mjaltë (30 g). Përgatitja: Vloni limonët në temperaturë të ulët. Shtrydhni lëngun e tyre e më pas lëngut ia shtoni mjaltin. I përzieni mirë. Si at përdorni: Shpëlani fytin dy herë në ditë me këtë përzierje derisa simptomat të largohen. 

(Kosova Sot)

17 orë e 57 minuta më parë
18/02/18