KANTARIONI, ALEATI I FEMRAVE

  • 24 January 2018 - 09:00
KANTARIONI, ALEATI I FEMRAVE

Kantarioni merret në formë të tonikut, çajit, vajit, tinkturës apo kapsulës, që ndikojnë në disponim dhe përmirësimin e ekuilibrit emocional. Kjo bimë në mjekësinë popullore ka vlerë të madhe në shërimin e hemorroideve, të djegurave, por edhe për shërimin e plagëve. Edhe ndryshimet në lëkurë shërohen nëse i lyeni me vaj kantarioni, apo vendin e kafshuar nga insektet. Ndikon edhe në forcimin e rrënjës së flokut, të cilat janë dëmtuar përmes ngjyrave të shpeshta e plot me kemikate. Çaji nga kantarioni konsumohet tre herë në ditë për të mbrojtur nga gastriti, të thatit në lukth, dhimbjet në veshka, si dhe te cikli menstrual me dhimbje. 

(Kosova Sot)