Kafeja, çudibërëse për humbjen në peshë - Shëndetësia - Kosova Sot
Kafeja, çudibërëse për humbjen në peshë

Kafeja, çudibërëse për humbjen në peshë

Në luftën kundër kilogramëve të tepërt dhe dhjamit përreth belit, njerëzit po çmenden rreth kësaj recete. Në këtë recetë bëhet fjalë për përzierjen e gjalpit, kafesë dhe vajit. Nuk tingëllon aspak e pranueshme, apo jo? Me siguri se nuk mendoni për një përzierje si kjo, por ata që e kanë provuar thonë se është shumë e shijshme. Edhe pse përzierja është kalorike, thuhet se kjo pije e bën çudinë në shkrirjen e kilogramëve. Ka persona që kanë humbur deri 40 kilogramë nga pesha e tyre. Një gotë e kësaj kafesë përmban prej 200 deri 500 kalori dhe 45 deri 65 për qind yndyra të pangopura. Shërben si zëvendësim për shujtë dhe pas saj nuk do të jeni të uritur.

Përbërësit:

1 lugë kafe instant, ½ e lugës kakao ose disa pika aromë vanilje, 1 dl qumësht bademi, 1 dl ujë të vluar, 1 lugë vaj kokosi. Në një gotë hidhni kafe dhe kakao dhe shtoni ujin e valuar. Përzieni me blender, e më pas shtoni qumështin e ngrohtë të bademit. Në fund hidhni lugën me vaj kokosi. Nëse e pini këtë lëng dhe konsumoni ushqime të shëndetshme, shumë shpejt do të humbni në peshë. 

(Kosova Sot)

18 orë e 39 minuta më parë
20/08/18