Tri ushqimet magjike, që ju sigurojnë gjumë si qengj - Shëndetësia - Kosova Sot
Tri ushqimet magjike, që ju sigurojnë gjumë si qengj

Tri ushqimet magjike, që ju sigurojnë gjumë si qengj

Disa orë para gjumit nuk sugjerohet të hani, e kjo sidomos ka të bëjë me ushqimin e rëndë dhe të yndyrshëm, por nganjëherë uria nuk pyet. Kur të jeni të dhënë pas ushqimit, në mënyrë që kafshatat e vogla, krahas linjës mos t'ju prishin edhe gjumin, ju sjellim ushqimet që ju ngopin, por edhe rregullojnë problemet me gjumin.

BADEMI

Bademi është i pasur me magnez, e ekspertët theksojnë se mbajnë në nivel sheqerin në gjak. Hani një grusht me bademe para gjumit - do ta keni shumë më të lehtë që të flini.

BANANET

Marrë parasysh se bananet janë të pasura me kalium dhe magnez që ndihmojnë muskujt që të relaksohen në mënyrë natyrale, bananet janë opsion i mirë për një shujtë të vogël para gjumit. Nëse e copëtoni dhe jua shtoni pak kanellë, do të keni një shujtë të shijshme dhe të shëndetshme.

QUMËSHTI

A ju kujtohet kur ishit fëmijë, kur nëna ngrohte pak qumësht para gjumit dhe keni fjetur si qengj? Në fakt, kalciumi dhe proteinat ndikojnë si qetësues në muskujt dhe nervat. Nëse dëshironi ta erëzoni shtesë qumështin, ia shtoni pak kakao dhe apo kanellë. 

(Kosova Sot)

14 orë e 55 minuta më parë
20/11/18