Lëngu magjik që rregullon tretjen, sistemin kardiovaskular dhe kthen fuqinë - Shëndetësia - Kosova Sot
Lėngu magjik qė rregullon tretjen, sistemin kardiovaskular dhe kthen fuqinė

Lėngu magjik qė rregullon tretjen, sistemin kardiovaskular dhe kthen fuqinė

Në shumë vende kjo pije konsumohet shumë, rregullon punën e lukthit dhe zorrëve, parandalon përhapjen e baktereve të dëmshme, ndikon shkëlqyeshëm në sistemin kardiovaskular. Bakteriologët e kanë dëshmuar se kjo pije e fermentuar ka efekt antibakterial, përmirëson oreksin, ka vlerë të lartë energjike dhe ruan shëndetin, sepse kthen fuqinë dhe pakëson lodhjen.

Receta për pijen e fermentuar me elb

Një kilogram elb e piqni mirë, e përzieni me pesë litra me ujë dhe e zini në zjarr të lehtë për një orë e gjysmë. Procedoni, shtoni sheqer dhe prisni të ftohet, shtoni majën e bukës, e mbuloni dhe e lini në vend të ngrohtë për 48 orë. E derdhni nëpër shishe të qelqit dhe e lini në vend të ftohtë për tre ditë.

Maskë për fytyrë

Në jogurt duhet të shtoni një lugë majë të bukës dhe e aplikoni në fytyrë (kujdes sytë), e pas 15 minutave e shpëlani.

Maskë për flokë

Pesë lugë majë të bukës duhet përzier me gjysmë lug vaj ulliri dhe shtoni ujin mineral derisa të fitohet sasia e trashë. Përzierja aplikohet nëpër flokë, kokën e mbështillni me një qese prej plastike dhe e lini të veprojë për një orë. Pas shpëlarjes, flokun e lini të thahet në mënyrë natyrale.  

(Kosova Sot)

14 orë e 35 minuta më parë
22/02/18