Pesë preparate efektive shtëpiake kundër gjingjivitit - Shëndetësia - Kosova Sot
Pesë preparate efektive shtëpiake kundër gjingjivitit

Pesë preparate efektive shtëpiake kundër gjingjivitit

 

Përdorimi i penjve dentalë dhe brusha e duhur për dhëmbë janë të domosdoshme për parandalimin e ndërtimit të pllakave në dhëmbë, si dhe në eliminimin e mbetjeve të ushqimit që shkakton gjingjivitin 

 

Image

 

SODA E BUKËS

Soda e bukës është një antiacid që ka veti alkaline. Mund t'i luftojë kërpudhat, si dhe të ekuilibrojnë nivelin e pH-së. Përbërësit: ½ e gotës ujë (175 ml) 3 lugë sodë të bukës (30 g) Penj dentalë.

Përgatitja:

Së pari, sodën e bukës e derdhni në ujë. Më pas, shtoni edhe 2 lugë ujë të vluar. Më pas, fusni penjtë në këtë përzierjen dhe aplikoni nëpër hapësirat ku ka mbetur ushqimi. Më pas, brushën e dhëmbëve e lagni me këtë përzierje dhe i pastroni dhëmbët normalisht. Krejt në fund, e shpëlani gojën me shumë ujë. 

Image

 

GJETHET E MENTËS

Menta është një bimë që ka veti antiseptike dhe antibakteriale. Vetitë e saj janë ideale për të luftuar bakteret dhe inflamacionet që shkaktohen nga gjingjiviti. 

Përbërësit:

3 lugë gjethe të mentës (30 g); 1 gotë ujë (200 ml). Përgatitja: Së pari, e vloni ujin. Më pas, copëtoni gjethet e mentës. Kur uji të ketë arritur pikën e vlimit, ia shtoni gjethet e mentës. E mbani në temperaturë të lartë për 30 minuta. Pastaj, e lini të ftohet. E shpëlani gojën 3 herë në ditë me këtë përzierje. 

Image

 

SHAFRANI

Kurkumina e gjetur në shafran ofron veti prej një antioksiduesi, kundër baktereve dhe inflamacioneve. Këto dobi ndihmojnë në heqjen e pllakave të ndërtuara si dhe në zbutjen e inflamacioneve në mishrat e dhëmbëve.

Përbërësit:

4 lugë shafran (40 g); ½ e lugës kripë (5 g); ½ e gotës ujë (125 ml).

Përgatitja:

Së pari, shtoni shafranin dhe kripën në ujë dhe përzieni derisa të keni një maskë homogjene. Kur të jetë gati, me gishtërinjtë fërkoni mishrat e dhëmbëve me këtë përzierje. E lini për 15 minuta. Procesin e përsëritni 2 herë në ditë. Pas kësaj, shpëlani gojën me ujë të vakët. 

Image

 

HIDROGJEN PEROKSIDI

Hidrogjen peroksidi është kemikat që eliminon bakteret në mënyrë të vazhdueshme.

Përbërësit:

1 lugë hidrogjen peroksidi (10 ml); 1 lugë ujë (10 ml).

Përgatitja:

Përzieni të dy lëngjet në një gotë duke e përdorur një lugë. I përzieni bashkë për disa sekonda. Pasi të keni pastruar dhëmbët si zakonisht, shpëlani gojën me këtë përzierje. E shpëlani gojën me këtë përzierje për 1 minutë. Më pas, e pastroni gojën me ujë të ngrohtë. 

Image

 

KRIPË DHE LIMON

Limoni është preparat i bukur për pastrim dhe antibakterial. Duke i shtuar kripë mund të shëroni cilëndo plagë dhe parandaloni përkeqësimin e gjendjes së infeksioneve.

Përbërësit:

Lëngu i një limoni; 3 lugë ujë (30 ml); ½ e lugës kripë (5 g).

Përgatitja:

Së pari, duhet ta dini se kjo është përzierje për pastrimin e gojës. Derdhni lëngun e limonit në një kavanoz dhe shtoni ujë. Pastaj, shtoni kripën dhe përzieni mirë. Përdoreni përzierjen për të shpëlarë gojën disa herë në ditë.

(Kosova Sot)

1 orë e 33 minuta më parë
27/05/18