Receta për ten me shkëlqim dhe dobësim si kurrë më parë

  • 09 February 2018 - 15:55
Receta për ten me shkëlqim dhe dobësim si kurrë më parë

Nutricistja e njohur Farah Dhukai ka menduar një recetë për të pasur flokë me shkëlqim, lëkurë po ashtu të shëndetshme dhe me shkëlqim, si dhe humbje të kilogramëve të tepërt. Përbërja e saj magjike përmban vetëm katër përbërës, derisa rezultatet shpejtë do t'i vëreni. 

PËRBËRËSIT:

- gjysmë gotë me ujë,

- një lugë uthull molle,

- gjysmë gotë lëng të shtrydhur nga mollët e freskëta,

- pak kanellë. 

PËRGATITJA:

Të gjithë përbërësit i përzieni mirë në një enë prej qelqit, në një kavanoz po ashtu. Përdorimi: Për flokë, masën e përgatitur e hidhni në një shishe me spërkatës. Pasi t'i keni pastruar flokët e hidhni në flokë dhe bëni masazh më pas, në fund shpëlani me ujë. Tretmanin ta përsëritni një herë në javë. Përbërjen ta pini njëherë në ditë nëse dëshironi të humbni në peshë. Përndryshe, kjo masë "vret" aknet, ndikon të keni flokë me shkëlqim dhe të shëndetshëm, rregullon nivelin e glukozës në gjak, kontrollon urinë dhe shkrinë dhjamin.  

(Kosova Sot)