Nëse keni grip dhe qëndroni shtrirë, antibiotikët nuk ndihmojnë - Shëndetësia - Kosova Sot
Nëse keni grip dhe qëndroni shtrirë, antibiotikët nuk ndihmojnë

Nëse keni grip dhe qëndroni shtrirë, antibiotikët nuk ndihmojnë

J u dhemb krejt trupi, keni temperaturë, kollë, ju rrjedhë hunda… keni grip apo jo? Nëse është kështu, ja disa gjëra për të cilat mjekët theksojnë se kurrsesi nuk guxoni t'u bëni nëse keni grip.

ILAÇET PËR KOLLË

Gripi mund të shkaktojë kollë që ju lë të lodhur dhe të plogësht. Por, ilaçet për kollë që mund t'i blini pa recetë thjesht nuk ndihmojnë.

MOS MERRNI ANTIBIOTIKË

Gripin e shkakton virusi, e antibiotikët shërojnë infeksionet shërojnë infeksionet bakteriale. Do të ishte mirë që rreth marrjes së ilaçeve këshilloni mjekun, e antibiotikët kurrë mos i merrni krye në vete.

MOS RRINI VETËM SHTRIRË

Pushimi gjatë kohës së gripit ka rëndësi të madhe, por nëse qëndroni shtrirë kjo nuk ju ndihmon mushkërive. Më mirë të mbështeteni në disa jastëkë, sepse kështu ju ndihmoni mushkërive që të frymojnë lirshëm.

AS AFËR ALKOOLIT

Shkaku i alkoolit nuk mund të flini, e kjo sjell dehidrimin. Krahas kësaj edhe gripit, ndiheni edhe më keq. Për t'u shëruar nga gripi, me rëndësi të pushoni dhe të pini shumë lëngje, çaj dhe ujë.  

(Kosova Sot)

8 orë e 18 minuta më parë
18/06/18