Pesë ushqime që “vrasin” dëshirën seksuale

  • 18 February 2018 - 13:54
Pesë ushqime që “vrasin” dëshirën seksuale

Ushqime të caktuara mund të sjellin deri te çrregullimi i ereksionit, por edhe te zvogëlimi i libidosë te femrat. "Hormoni testosteron me të madhe ndikon në dëshirën seksuale, si te meshkujt, po ashtu edhe te fermat”, shpjegon mjeku Michael Hert. Në vijim ai paraqet pesë ushqimet që pakësojnë nivelin e testosteroneve, të cilin e shndërrojnë në estrogjen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

 

Alkooli

Alkooli mund të ndikojë pozitivisht në vetëbesim, por ndikon negativisht në aftësinë seksuale. "Alkooli në fakt e zvogëlon nivelin e testosteroneve, si dhe negativisht ndikon me këtë rast në funksionimin seksual”, shpjegon mjeku amerikan.

Image

 

Mielli i bardhë  

Ushqimet e përpunuara dhe mielli i bardhë nuk përmban kurrfarë vlera ushqyese – prej tij hiqen të gjitha mineralet dhe vitaminat e nevojshme. Në krahasim me drithërat integrale, mielli i bardhë përmban deri ¾ më pak zink, që është i nevojshëm për funksionimin e organizmit.  Konsumimi i miellit të bardhë mund të ndikojë në rezistencën në insulinë dhe eventualisht diabetin, që shton rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe çrregullime në jetën seksuale.

Image

 

Panxhari  

Derisa konsumimi i panxharit para ushtrimeve mund ta përmirësojë funksionimin e muskujve, kjo perime nuk është ideale për funksionimin seksual. Konsumimi i panxharit mundet ta shtojë nivelin e estrogjenit, hormon ky që negativisht ndikon tek ata, që tashmë kanë çrregullim aktual të hormoneve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

 

Frutat e malit  

Frutat e malit, si: boronica, dredhëza, mjedra dhe manaferrat, përmbajnë sasi të madhe të pesticideve që imitojnë estrogjenin dhe në këtë mënyrë negativisht ndikojnë në dëshirën seksuale.

Image

 

Uji në shishe  

Ekzistojnë shumë arsye pse duhet shmangur ujin në shishe, e substancat e gjetura në shishet e plastikës janë fajtori më i madh për problemet shëndetësore. Substanca e dëmshme kimike e quajtur bisfenol A, që më shumë njihet si “BPA”, mund të shkaktojë mosfunksionim seksual, ul numrin e spermatozoideve te meshkujt dhe të qelizave vezore te fermat. 

 

(Kosova Sot)