Keni shqetësime nga zemra? Konsumoni çokollatë të zezë

  • 23 February 2018 - 18:23
Keni shqetësime nga zemra? Konsumoni çokollatë të zezë

Çokollata e zezë lehtëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon sëmundjet e zemrës. Është ky përfundimi në të cilin është arritur pas një eksperimenti klinik të kryer në Britani.

Disa çokollata të zeza përmbajnë një përbërës të njohur si ”kakao flavanol” e cila ndihmon në qarkullimin e gjakut, parandalon mpiksjen dhe presionin e gjakut duke reduktuar rrezikun e goditjeve në zemër ose në tru.

Sipas këtij studimi rezultoi se personat që konsumuan një sasi mesatare apo të lartë të çokollatës së zezë, çdo ditë për 8 javë, patën gjithashtu një përmirësim në nivelin e përqëndrimit dhe të kujtesës.

Image

 

(Kosova Sot)