Bima që konsiderohet mbretëresha e re e ushqimit të shëndetshëm

  • 28 February 2018 - 15:52
Bima që konsiderohet mbretëresha e re e ushqimit të shëndetshëm

Perimja Flora e Evropës (Brassica oleracea)  është perime e gjelbër e që të ne shpeshherë quhet edhe lulelakra e gjelbër. Është e pranishme gjatë, e në masë të madhe kishte qenë e përfshirë në ushqimin e të parëve tanë. Në rastet më të shpeshta është përgatitur me mish të tharë, por sot mund të përgatitet edhe në mënyra të tjera. Kjo perime e gjelbër për një kohë të gjatë është lënë anash dhe është nënvlerësuar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Falë hulumtimeve të ekspertëve, tash e dimë se Flora e Evropës  është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë, sepse është e pasur me nutriente. Është e pasur me vitamina dhe minerale, e përmban shumë vitamina A dhe kalcium.

Po ashtu është e pasur me vitamina C, të gjitha vitaminat e kompleksit B dhe vitamina E. Është e pasur me mineralet që kanë përbërës të fortë antioksidues, si zinku dhe mangani. Përmban edhe luteinë, që ndikon mirë për shëndetin e syve.

Hulumtimet kanë vërtetuar se ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, prandaj u sugjerohet të gjithë atyre që kanë telashe me zemër dhe me enët e gjakut. Marrë parasysh se përmban sasi të lartë të kalciumit, do të duhej ta konsumojnë të gjithë ata që kanë probleme me eshtra.

(Kosova Sot)