Lëngjet natyrale të pemëve si i laç - Shëndetësia - Kosova Sot
Lëngjet natyrale të pemëve si i laç

Lëngjet natyrale të pemëve si i laç

Duke shikuar hulumtimet e mëhershme ekspertët kanë ardhur në përfundim se disa lëngje mund të kenë dobi si shtesa në ushqim në luftën kundër shumë sëmundjeve. Po ashtu është vërtetuar se lëngu i shegës dhe i panxharit ul shtypjen e lartë të gjakut. Duke konsumuar lëngun nga portokalli mund të pakësohet niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Lëngjet nga kumbullat dhe pjeshka mund të parandalojnë sëmundjet metabolike që shkaktohen si pasojë e mbipeshës, e është dëshmuar se lëngu i kumbullave mund të ndikojë edhe në parandalimin e shtimit të masës trupore. Ekspertët në bazë të hulumtimit të studimeve kanë dëshmuar se disa lloje të lëngjeve mund të mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, sidomos nëse konsumohen lëngje nga pemë dhe perime të ndryshme me shumë polifenole, me shumë vitamina dhe minerale. Por, ka mbetur të bëhen edhe disa hulumtime, në mënyrë që të kuptohet nëse ndikimi i sheqerit dhe mineraleve mund të ketë efekt të dëmshëm anësor në shëndetin kardiovaskular.

(Kosova Sot)

22 orë e 55 minuta më parë
23/09/18