Melhemet me vaj ulliri, që shërojnë pothuajse çdo dhimbje - Shëndetësia - Kosova Sot
Melhemet me vaj ulliri, që shërojnë pothuajse çdo dhimbje

Melhemet me vaj ulliri, që shërojnë pothuajse çdo dhimbje

Për ullinjtë thuhet se ishte ushqim i perëndive. Nuk kanë shumë kalori, janë të pasur me hekur dhe bakër, vitamina E dhe fitokemikate që e mbrojnë organizmin,raporton Gazeta Kosova Sot

KUNDËR DHIMBJEVE NË VESH Lyeni një pjesë pambuk me vaj ulliri dhe vendoseni në veshin ku ndjeni dhimbje. Aplikojeni këtë metodë për disa ditë rresht.

KUNDËR KAPSLLËKUT Në mëngjes, para ushqimit, merrni 1-2 lugë vaj ulliri. Edhe fëmijëve u jepni një lugë të vogël vaj ulliri kundër kapsllëkut

PËR HEDHJEN JASHTË TË GURËVE NGA IDHCA Prej tre deri pesë ditë merrni nga dy lugë vaj të ullirit, për zvogëlimin e dhimbjes me rastin e hedhjes së gurëve jashtë, përmes urinës. Pesë ditë para kafjallit, drekës dhe darkës, merrni nga një lugë vaj ulliri të parafinuar, e mund t'ia shtoni edhe një sasi të vogël majdanoz të copëtuar.

PËR TRETJE MË TË MIRË Për çdo mëngjes merrni nga një lugë vaj ulliri.

KUNDËR SHTYPJES SË LARTË TË GJAKUT Në 300 ml ujë zieni 20 gjethe të ullinjve derisa ujit të avullohet për 1/3. Më pas e hiqni nga pllaka, e ëmbëltoni dhe e pini dy herë në ditë, para kafjallit dhe darkës, ose merrni nga një lugë vaj ulliri katër herë në ditë.

(Kosova Sot)

15 orë e 49 minuta më parë
24/09/18