Ushqimet e shëndetshme që largojnë dëshirën për ëmbëlsira - Shëndetësia - Kosova Sot
Ushqimet e shëndetshme që largojnë dëshirën për ëmbëlsira

Ushqimet e shëndetshme që largojnë dëshirën për ëmbëlsira


[Ushqimet e shëndetshme që largojnë dëshirën për ëmbëlsira]

Ushqimet e shëndetshme që largojnë dëshirën për ëmbëlsira

Të gjithë neve na pëlqejnë ëmbëlsirat, madje edhe nutricistëve që konsiderojnë se ushqehen shëndetshëm. Çfarë bëjnë ata kur organizmi ua kërkon ndonjë ëmbëlsirë? Kuptojeni cilat janë alternativat tuaja sa herë që ndjeni nevojë për ëmbëlsira,trasmeton gazeta Kosova Sot.

Qëroni një banane dhe e preni në rriska të holla dhe i ngrini. Sipër tyre hidhni kakao pluhur dhe do të fitoni një ëmbëlsirë të shkëlqyeshme.

"SMOOTHIE" I AKULLT ME PEMË

Dihet mirë se "smoothie" janë ëmbëlsira të shëndetshme që organizmit i ofrojnë veti të shumta shëruese. Kur ndjeni të konsumoni diçka të ëmbël, mjafton që në blender të bluani një përzierje prej frutave të malit (dredhëza, rrush pa fara, mjedra...) me akull dhe ujë mineral.

ÇOKOLLATA NGA HURMAT

Hurmat e freskëta me gjalpë bademi dhe copëza të çokollatës së zezë së bashku sjellin një ëmbëlsirë të këndshme. Thjesht i përzieni të gjithë përbërësit e më pas u jepni formë sipas dëshirës. Hurmat janë të pasura me fibra, vitamina A, kalium, hekur, kalcium dhe magnez.

MJALTI

Sa herë që ndjeni nevojë të madhe për ëmbëlsira dhe nuk keni kohë të përgatisni diçka të shëndetshme, mjafton të hani një lugë mjaltë, e cila ju mjafton për gjithë ditën. Mjalti është i shëndetshëm, e sidomos kur e përzieni me një lugë vaj kokosi dhe gjysmë lugë kakao pluhur.

(Kosova Sot)

 

6 orë e 10 minuta më parë
20/09/18