RISI NË SHËRIMIN E ARTRITIT REUMATOID

  • 21 March 2018 - 10:27
RISI NË SHËRIMIN E ARTRITIT REUMATOID

Helmi i akrepave në studimin e ekspertëve amerikanë nga "Baylor College of Medicine", ka treguar se është premtues në shërimin e artritit reumatoid. Eksperimentet e bëra në kafshët laboratorike sugjerojnë se një nga përbërësit e pranishëm në helmin e akrepit mund të reduktojë simptomat e artritit reumatoid papasur efekte të dëmshme anë- sore. Bëhet fjalë për substancën kyçe për paralizimin e insekteve që ishin gjah i akrepit, shkruan "Journal of Pharmacology and Experimental Therapeutics". Kjo substancë është treguar efektive në neutralizimin e qelizave "FLS", prodhimet e të cilit dëmtojnë nyjat dhe tërheqin qelizat e sistemit imun. Këto qeliza më pas shkaktojnë procese inflamatore dhe dhimbje tipike për artritin reumatoid, shpjegojnë ekspertët.

(Kosova Sot)