Trendi i ri në fitnes: E dini çfarë është "plogging

  • 22 March 2018 - 18:36
Trendi i ri në fitnes: E dini çfarë është

Nëse jeni adhurues të sportit, e njëkohësisht dëshironi të provoni trendë të rinj të fitnesit, jemi të sigurt se do të mahniteni me trendin "plogging". Kjo është teknikë e jashtëzakonshme e ushtrimeve të cilën e kanë menduar suedezët, e lirisht mund të themi se është më shumë se ushtrim: ai kombinon shëndetin e mendjes, trupit dhe ambientit. Vetë termi rrjedh nga dy fjalë "jogging", që do të thotë vrapim dhe "plocka upp", që do të thotë 'grumbullim', e viteve të fundit është shndërruar në hit nëpër botë. "Plogging" bazohet në idenë e vrapimit me qëndrim të kohë pas kohe, kur në rrugë vëreni mbeturina të cilat do të duhet t'i grumbulloni. Lejohet të ndaloni dhe të bëni ndonjë pompë. Pos se do të ushtroni për linjat tuaja, do ta ruani edhe ambientin. Në fakt, "plogging" është bërë shumë popullor në Britaninë e Madhe, por edhe në Francë, derisa në Paris ekziston bashkësia me emrin "PloggingFrance".

(Kosova Sot)