Simptomat e sulmit në zemrës - që shpesh i injorojmë

  • 17 April 2018 - 15:35
Simptomat e sulmit në zemrës - që shpesh i injorojmë

Sëmundjet e zemrës marrin shumë jetë, më shumë se sëmundjet kronik edhe kanceri. Ja disa simptoma që shpesh i injorojmë.

MARRAMENDJE DHE VËSHTIRËSI ME FRYMËMARRJE

Marramendje dhe vështirësia me frymëmarrje janë simptomat e para që mund të lidhen me sëmundjet e zemrës. Këto simptoma shkaktojnë humbjen e vetëdijes, por edhe të tregojnë në problemet me zemër si aritmia.

LODHJA

Kjo simptomë sidomos ndikon te femrat dhe mund të shfaqet gjatë sulmit në zemër orë më parë, ditë e madje edhe javë më parë. Lodhja e shpeshtë është simptomë e shumë sëmundjeve të zemrës.

MUNDIME DHE MUNGESË OREKSI

Shumë njerëz ankohen në problemet me mundime dhe me të vjella gjatë kohës së sëmundjeve të zemrës. Për më shumë, simptoma siç është fryrja lidhet me sëmundjet e zemrës mundet të ndikojë negativisht në oreks.

DHIMBJET NË GJOKS

Dhimbjet në gjoks janë simptomë klasike e sëmundjeve të zemrës. Mjekët kanë thënë se kjo është një nga simptomat e para që njerëzit duhet t'i kushtojnë vëmendje.

MBETJA PA FRYMË

Mbetja pa frymë, mundet të jetë shenjë e sëmundjeve të mushkërive si astma apo pengesë kronike. Po ashtu, kjo mundet të jetë shenjë e sulmit në zemër. Gjatë sulmit në zemër, vështirësitë në frymëmarrje mund të përcillen me dhimbje në gjoks. 

(Kosova Sot)