Zgjidhni problemet me tretje dhe fryrje pa ilaçe

  • 23 April 2018 - 08:25
Zgjidhni problemet me tretje dhe fryrje pa ilaçe

Për pastrimin e materieve të grumbulluara në stomak, ekspertët sugjerojnë t'i bëni masazh, ose masazhin 'tifu'. Falë saj, do të përmirësoni punën e organeve për tretje, përmirëson sekretimin e vrerit dhe liron nga kapsllëku. Ushqimi jo i rregullt, ushqimi i shpejtë dhe pjesa më e madhe e ditës e kaluar ulur, qëndrimi para kompjuterit, shkakton telashe. Tretja jo e mirë dhe fryrjet mund të shërohen edhe pa ilaçe dhe lloje të çajit edhe përmes aktiviteteve fizike, por kjo kërkon kohë.

SI FUNKSIONON

Më së miri masazhin ta bëni teksa qëndroni shtrirë në shtrat, me këmbët e grumbulluara në gjunjë. Ngrohni duart (i fërkoni mirë me njëra-tjetrën), i vëni grusht, e më pas ngadalë bëni presion në stomak nga mesi i saj, sipër kërthizës, deri te brinjët, nga lart-poshtë. Përsëriteni 10 deri 20 herë. Gjatë masazhit kini vëmendjen në dhimbjet eventuale në stomak, si dhe në ndjenjën e grumbullimit të gazrave. Në këto vende përcillni dhimbjen - bëni presion ngadalë. Për fillimi mësoni ta kontrolloni presionin që bëni, më pas e shtoni forcën gradualisht. 

 

(Kosova Sot)