Si të mbrohemi nga dielli? Ja disa këshilla efikase për këtë verë

  • 23 April 2018 - 17:28
Si të mbrohemi nga dielli? Ja disa këshilla efikase për këtë verë

Temperaturat janë duke u rritur me shpejtësi dhe problemet e lëkurës bashkë me to. Një gjë e tillë ndikon sidomos tek fëmijët e vegjël të cilët kanë një lëkurë më delikate. Por ja disa këshilla për t’u mbrojtur nga dielli dhe për evituar djegiet në lëkurë të cilat mund të çojnë edhe në sëmundje kancerogjene.

Të përdorni filtra diellore me faktor mbrojtje më të lartë se 15-të. Mjafton një faktor mesatar në të shumtën e rasteve: në fakt kremi mbrojtës 50+ mbron vetëm 5% më shumë se kremi me faktor mbrojtje 30-të. E rëndësishme në rastin e fëmijëve ose të personave me lëkurë të çelët është të mos zbresin kurrë poshtë 15-të.
Të vendosësh kremin e diellit përpara se të dilni nga shtëpia që në mëngjes dhe të vendoset sërish çdo dy orë sidomos pasi keni dalë nga uji i detit. Mbrojtja në fakt zhduket nga lëkura menjëherë pas kësaj periudhe kohore.

Duhet të vendosim produktet mbrojtëse edhe mbi lëkurën, e cila është nxirë nga dielli, por duke e minimizuar gradualisht përdorimin e kremit. Ndërkohë tek fëmijët dhe tek personat me lëkurë të çelet grada e mbrojtjes duhet të jetë gjithnjë e lartë.

Të thaheni mirë pasi keni dal nga uji. Efekti “pasqyrë” i pikave të ujit e ul kapacitetin e kremrave mbrojtës, madje edhe atyre rezistentë ndaj ujit.
Për fëmijët e vegjël nuk është e këshillueshme marrja a rrezeve, vetëm nëse do të kenë të veshur një kapele apo një bluzë në mënyrë që të filtrojnë rrezet. Megjithatë është e këshillueshme të mos qëndrojnë në orarin e pikut të rrezeve.

(Kosova Sot)