Dëshironi të ushqeheni shëndetshëm? Fillojeni mëngjesin me këtë lëng

  • 25 April 2018 - 17:19
Dëshironi të ushqeheni shëndetshëm? Fillojeni mëngjesin me këtë lëng

A dëshironi që të ushqeheni shëndetshëm, por vështirë t'ju shkojë për dore kjo? Ja një këshillë që kafjallin jua shndërron në argëtim. Përgatiteni këtë "smoothie" vjollcë, të dekoruar në formën e 'njëbrirëshit'. Përbërësit e nevojshëm: • 150-200 ml jogurt, • dy grushte dredhëza ose mjedra, • një deri dy banane, • një lugë fara të lirit, • një lugë shurup nga hurmat. Për dekorim: • 1 kornet për akullore, • çokollatë të bardhë, • 1 lugë fara të lirit ose fara çia, • 1 banane, • një lugë muesli. Përgatitja: Në blender apo në aparatin për "smoothie" hidhni jogurtin, frutat e malit, farat e lirit, shurupin nga hurmat, i përzieni derisa përbërësit të bashkohen në një lëng të trashë. Më pas përzierjen e vendosni në një enë të thellë njëngjyrëshe dhe e mbushni pothuajse deri në grykë. Merrni muesli dhe bëni një trekëndësh, e në mesin e tij hidhni kornetin, të cilin e keni mbushur paraprakisht me përzierjen. Hidhni dy pjesë banane dhe i vendosni në majat e trekëndëshit. Mund të shtoni edhe çokollatën e bardhë, kokos apo gjethe badem.

 

(Kosova Sot)