Ilaçin për të djegurat nga dielli e keni në kuzhinë

  • 13 May 2018 - 10:00
Ilaçin për të djegurat nga dielli e keni në kuzhinë

Edhe zogjtë në degë e dinë se duhet mbrojtur nga rrezet ultra vjollce, e kjo bëhet duke u larguar nga dielli në një periudhë të caktuar kohore. Por kjo shpesh nuk është e mundur, duhet përdorur ndonjë kapelë, apo aksesorë dhe mjete tjera, për të mbrojtur kokën, por edhe duhet përdorur krem në pjesët tjera të trupit. Edhe përkundër këtyre preparateve, nëse prapë digjeni nga dielli, zgjidhja juaj gjendet në kuzhinën tuaj. Bëhet fjalë për qumështin e ftohtë. Një mjeke nga Nju Jorku thonë se qumështi mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve si pasojë e djegies nga rrezet e diellit, derisa kompresat me qumësht të ftohtë i ndihmojnë lëkurës që të shërohet. "Kompresat nga qumështi i ftohtë ndihmon te lëkura e pezmatuar. Po ashtu, qumështi përmban vitamine A e D si dhe aminoacide, acide qumështi dhe yndyrë që ndikon pozitivisht në lëkurë. Vitaminat e shërojnë lëkurën e dëmtuar, e acidet qumështit ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës", thotë mjekja nga Nju Jorku. Pos qumështit të ftohtë, për të njëjtin qëllim mund ta përdorni edhe jogurtin.

 

(Kosova Sot)