KËSHILLA SI TË HUMBNI 9 KG PËR 2 JAVË

  • 22 May 2018 - 08:44
KËSHILLA SI TË HUMBNI 9 KG PËR 2 JAVË

Që të gjithë ne mëtojmë të arrijmë një peshë të caktuar jo vetëm për t'u dukur mirë, por edhe për arsye shëndetësore. Kur pesha kalon numrin e bazuar në gjatësi, gjini dhe moshë, ekziston rreziku nga mbipesha dhe shfaqja e diabetit, tipit 2. Nëse dëshironi të humbni rreth 9 kilogramë për dy javë, atëherë ndiqni këto këshilla.

HANI BOLLGUR NË MËNGJES

Konsumimi i bollgurit në mëngjes ju ndihmon të ngopeni për orë të tëra, që është e rëndësishme për të reduktuar konsumimin e kalorive. Tërshëra ngadalë tretet dhe merr kohë para se ta ndjeni urinë përsëri. Ky është opsion i mirë që nivelin e sheqerit në gjak ta mbani stabil deri në shujtën e radhës.

PËRJASHTONI PIJET E ËMBËLTUARA

Nëse dëshironi të reduktoni konsumimin e kalorive, me gjasë duhet të filloni në përjashtimin pijeve të ëmbëltuara. Në këtë mënyrë, konsumimin e kalorive dhe karbohidrateve e mbani në nivel që ndihmon në qëllimet tuaja për të humbur në peshë.

HANI ARRA

Çfarë tjetër mund të bëni për të humbur 9 kilogramë për dy javë? Epo, nëse për zamra konsumoni arra, është krejt çfarë ju nevojitet. Arrat përmbajnë aminoacide esenciale dhe proteina që nivelin eenergjisë e mbajnë stabil. Po ashtu, janë të mbushura me vitamina dhe me minerale që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm. Po ashtu, uria nuk ju 'sulmon'.

KONSUMONI USHQIME TË PASURA ME FIBRA

Ushqimet e pasura me fibra rekomandohen për të gjithë ata që mëtojnë të humbin në peshë. Një arsye që qëndron prapa kësaj është se ju mbajnë të ngopur për orë të tëra dhe nuk do të konsumoni më shumë ushqim se që është e nevojshme. Për më shumë, ushqimet e pasura me fibra e mbajnë në nivel energjinë, duke mbajtur stabile edhe nivelin e sheqerit në gjak.

 ECNI

Nëse ia hidhni një sy rutinës ditore, do ta zbuloni se shumicën e kohës e kaloni duke ndenjur ulur. Për fat të keq, kjo është arsyeja përse nuk mund të humbni në peshë. Nëse nuk jeni fizikisht aktiv, gjithmonë mund të filloni nga diçka, duke ecur nga 10 minuta çdo ditë.

REDUKTONI KARBOHIDRATET

Është me rëndësi që të reduktoni konsumimin e karbohidrateve, në mënyrë që të arrini qëllimin tuaj për dy javë. Kjo mund të tingëllojë si diçka e vështirë, por nëse hiqni dorë nga buka, pastat, orizi, e konsumoni sa më shumë pemë dhe proteina, arra dhe fara, atëherë do të arrini peshën e dëshiruar.

(Kosova Sot)