Ushqimet për stomak të rrafshët

  • 22 May 2018 - 13:42
Ushqimet për stomak të rrafshët

Nëse ndiheni të fryrë në stomak, se keni gazra, dhe se keni shtuar në peshë përreth belit, në vijim ju paraqesim ushqimet që ju mundësojnë të keni një stomak të rrafshët,transmeton gazeta Kosova Sot.

ÇAJI I GJELBËR

Antioksiduesit në një gotë të vetme të çajit të gjelbër ndihmojnë në parandalimin e absorbimit të yndyrave, por kjo nuk është e tëra. Duke e konsumuar në mënyrë të rregullt, e përshpejton punën e metabolizmit dhe ndihmojnë në humbjen në peshë.

LIMONI

Nëse shtrydhni një lugë lëng limoni në një gotë ujë të ngrohtë, kjo e ndihmon traktin tretës, që ushqimi më lehtë të lëvizë nëpër sistemin tuaj, duke ndikuar në rrafshimin e stomakut. 

BANANET 

Bananet janë të pasura me kalium, mineral ky që bën mrekullinë, kur bëhet fjalë për heqjen e ujit shtesë nga stomaku, që ndikon të jeni të fryrë dhe të jeni më të rëndë.

PATATET

Po, patatet janë një tjetër ushqim i pasur me kalium, nëse nuk e përzieni me gjalpë dhe krem. Nëse e konsumoni në mënyrë të moderuar, do ta ndihmojë tretjen dhe redukton inflamacionet, i shkëlqyeshëm për të mposhtur fryrjet përreth stomakut.

VAJI I ULLIRIT

Ky vaj, që lufton inflamacionet, ndihmon të keni bark të rrafshët dhe ju mbron kundër kolesterolit. Është shumë efektiv, nëse e përdorni si salcë për sallatë apo për ta shtuar në perime. 

TRANGUJT

Kjo perime hidratuese është diuretik natyral, që e bën të hatashëm për të hequr peshën dhe ujin tepricë, që shkakton fryrjen e stomakut

SPINAQI

Ushqimi i pasur me perimet me gjethe të gjelbër është më i shëndetshmi, sidomos spinaqi në veçanti që është i pasur me antioksidues, si vitamina A, C, E dhe Kkrejt çfarë nevojitet për të pasur një stomak të rrafshët. 

(Kosova Sot)