Çfarë të hani e çfarë mos të hani kur vuani nga urthi

  • 23 June 2018 - 09:33
Çfarë të hani e çfarë mos të hani kur vuani nga urthi

Urthi manifestohet si ndjenjë e të djegurave në lukth, ose si dhimbje e fortë që mundet të shkaktojë edhe mundime dhe probleme me tretjen. Për një gjendje si kjo zakonisht fajet i kemi vet, përkatësisht mënyra e përzgjedhjes së ushqimit. Prandaj, për të parandaluar shfaqjen e urthit, duhet të keni kujdes me ushqimin, çfarë të hani e çfarë mos të hani. Për parandalim sugjerohen disa shujta brenda ditës, që shpërndahen përmes disa shujtave,shkruan gazeta Kosova Sot.

ÇFARË TË HANI KUR VUANI NGA URTHI? Sa më shumë perime të ziera, sidomos ato me gunga; Qepë të kuqe, spec, edhe trangujt e domatet shkaktojnë urthin; Peshku te urthi është ushqim ideal, po ashtu mund të hani dhe mish me pak kalori; Gjithmonë përmbajuni prodhimeve nga drithërat, sidomos oriz integral; Nëse lëngoni për prodhimet e qumështit, përzgjidhni ato me pak yndyrë, derisa tjerat i shmangni.

ÇFARË NUK DUHET TË HANI KUR VUANI NGA URTHI?

Duhet të shmangni mishin e përpunuar, sidomos atë të erëzuar, edhe mishin e thatë, salsiçet. Shmangni agrumet sepse shtojnë sasinë e acideve në lukth, e nëse ndjeni se urthi po përparon pasi të keni konsumuar kafeinë, zëvendë- sojeni me çaj të gjelbër. Alkooli mund të jetë shkaktari kryesor i urthit, kështu që anashkalojeni në masë të gjerë. Menta dhe çamçakëzët me shije freskuese te disa persona mund të shkaktojnë urthin. Pijet e gazuara, po aq sa edhe alkooli dhe pijet tjera që përmbajnë kafeinë, duhet t'i shmangni.  

(Kosova Sot)