Hipertensioni, disa mënyra si të ulni presionin e gjakut pa barna

  • 19 July 2018 - 10:49
Hipertensioni, disa mënyra si të ulni presionin e gjakut pa barna

Nëse shtypja e gjakut ngrihet mjekët sigurisht që do t’ju rekomandojnë ndryshime në mënyrën e të jetuarit para se t’ju japin barna. Për këtë po ju japim disa këshilla që vlejnë të adoptohen nëse keni ose jo hipertension.

1-Shkurto sasinë e kripës.

Nuk është për tu çuditur që kripa rrit shtypjen e gjakut. Një studim i ri i publikuar në gusht të vitit 2008 në “American Journal of Clinical Nutrition”e konfirmon këtë. Studimi i më shumë se 11000 njerëzve ka zbuluar se dieta (të ushqyerit) me sasi të lartë sodiumi ishte drejtpërdrejtë e lidhur me shtypjen e lartë të gjakut.

2-Largo Stresin.

Një shqyrtim i 107 studimeve të bërë për teknikat e zvogëlimit të stresit dhe shtypjen e gjakut ka zbuluar se meditimi, trajnimi i menaxhimit të stresit dhe relaksimi progresiv i muskujve ishin që të gjitha efektive në uljen e shtypjes së gjakut.

3-Alkooli.

Ekspertët rekomandojnë jo më shumë se një gotë për femra dhe dy gota për burra në ditë. Në fakt, studimet tregojnë se kur ata pinë shumë alkool shkurtojnë sasinë që konsumojnë dhe shtypja e gjakut zvogëlohet. Nëse pini alkool dhe jeni në rrezik të zhvillimit të shtypjes së lartë të gjakut bëni mirë që të ndaloni apo shkurtoni pirjen e alkoolit.

4-Çokollata e zezë

Kënaqu duke ngrënë çokollatë çdo ditë nga pak. Studimet tregojnë se ajo është e mirë për shëndetin e zemrës dhe se zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut.

(Kosova Sot)