Uleni shtypjen e gjakut me erëzën që e keni në kuzhinë

  • 19 July 2018 - 17:06
Uleni shtypjen e gjakut me erëzën që e keni në kuzhinë

Mjafton të hidhni disa gramë kanellë në ushqimin ditor, kështu do ta kontrolloni më lehtë shtypjen e gjakut. Mund ta kombinoni me lloje të ndryshme të çajit dhe me pije, e mund ta hidhni në jogurt dhe sallatën me pemë. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se shtypjen e lartë të gjakut e rregullon kanella. Kanella nga ekspertët sugjerohet në shprehitë e përditshme ushqimore, por nuk ndihmon vetëm kanella. Ushqimi duhet t'i përshtatet gjendjes shëndetësore, e të mirëseardhura janë edhe ushtrimet trupore, sepse ushtrimet asnjë erëz nuk mundet t'i zëvendësojë. Nëse jeni nga ata që keni problem me shtypjen e lartë të gjakut, urgjent ta ndryshoni ushqimin. Detyrimisht pakësoni konsumimin e kripës dhe yndyrave dhe shtoni konsumimin e ujit dhe ushqime të shëndetshme si drithëra, pemë dhe perime. Me ushqimet dhe këshillat e përmendura, në luftën kundër vrasësit të qetë ndihmon edhe kanella.  

 

 

(Kosova Sot)