USHQIMET QË PARANDALOJNË ARTEROSKLEROZËN

  • 19 July 2018 - 20:11
USHQIMET QË PARANDALOJNË ARTEROSKLEROZËN

Pengesat në artere, të njohura si arterosklerozë, janë një nga shkaktarët e shpeshtë të vdekjeve në mbarë botën. Numri i njerëzve që vdesin si pasojë e arterosklerozës po rritet nga viti në vit, ndërsa që ekspertët janë të brengosur pasi sëmundja nuk mund të parandalohet, e numri ende është në rritje. Mirëpo, janë disa ushqime që përveçse pastrojnë arteriet, e forcojnë sistemin imun, duke ju mbrojtur nga sëmundjet e tjera që mund ta komplikojnë arterosklerozën.

HUDHRA
 Nuk ka asnjë dyshim se numri një që ndihmon në pastrimin e artereve dhe që lufton kolesterolin është hudhra. Hudhra është e pasur me antioksidues, vitamina dhe minerale, si dhe nutriente të tjera që forcojnë sistemin imun. Konsumimi i rregullt I hudhrës rrit kolesterolin e mirë, duke pakësuar të keqin në gjakrrjedhje. 

LËNGU I SHEGËS

Lëngu i shegës përmban më shumë antioksidues se sa secili lëng tjetër i pemëve. Këto veti e shndërrojnë në një element esencial në luftimin kundër radikalëve të lirë dhe po ashtu zvogëlon grumbullimin e yndyrave në artere. Kështu lufton problemet serioze që më pas paraqiten në jetë si bllokimi i artereve. 

MOLLËT

Mollët përmbajnë një lloj të veçantë të fibrave të njohura si pektinë, që për objektiv kanë luftimin e kolesterolit të keq në gjakrrjedhje. Për më shumë, ky fryt përmban sasi të madhe të flavanoideve që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

VAJI I ULLIRIT

V aji i ullirit është një yndyrë mono e ngopur që mundet të zvogëlojë nivelin e kolesterolit të keq në gjakrrjedhje e kështu ul edhe rrezikun për artere të bllokuara. Vaji i ullirit është një shtesë e shëndetshme për secilën recetë dhe lehtë mund të përshtatet në secilën sallatë, supë e madje edhe në desert. 

AVOKADO 
Avokadot janë të pasura me sasi të madhe të yndyrave të shëndetshme dhe nutrienteve të tjera të rëndësishme që ndihmojnë në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq. Po ashtu, janë të pasur me yndyrat mono të ngopura, që siç e përmendëm më lart nuk përbëjnë rrezik për të bllokuar arteret

DOMATET 
Domatet me lehtësi mund t'i shtoni në secilin ushqim apo t'i hani të papërpunuara. Vetitë shëruese nga to janë të shumta falë antioksiduesit të njohur si likopen, që ul rrezikun nga grumbullimi i yndyrave në muret e artereve. Nëse i konsumoni domatet në baza ditore, niveli i antioksiduesve do të rritet. 

 

(Kosova Sot)