Helmi i grerëzave mund të ndihmojë në shërimin e kancerit

  • 03 September 2015 - 23:52
Helmi i grerëzave mund të ndihmojë në shërimin e kancerit

Helmi i grerëzave që jetojnë në Brazil do të mund të përdorej për përgatitjen e terapive për shërimin e kancerit, besojnë shkencëtarët. Në fakt, hulumtimet kanë treguar se helmi që gjendet në këtë insekt vret qelizat e kancerit, me këtë rast duke mos dëmtuar të shëndetshmet. Shkencëtarët besojnë se ky zbulim do të mund të ndihmonte në caktimin e terapisë për shërimin kancerit, duke kombinuar edhe ilaçet shtesë, në mënyrë që qelizat e ndryshme të kancerit të vriten përnjëherë. Mirëpo, ekspertët theksojnë se tokanë kujdes, pasi që hulumtimet janë në fazën e hershme si dhe duhet hulumtuar se çfarë ndikimi mund të ketë helmi në organizmin njeriut.

(Kosova Sot)