Ekspres-dieta vjeshtore

  • 22 October 2018 - 16:07
Ekspres-dieta vjeshtore

Nëse e aplikoni këtë dietë për 14 ditë, do të jeni shumë vitale.

DITA E PARË: Kafjalli: kafe pa sheqer dhe qumësht. Dreka: 2 vezë të ziera, kungulleshka të ziera në vaj bimor dhe një gotë perime. Darka: 200 g peshk të pjekur, sallatë nga lakra me limon dhe vaj ulliri.

DITA E DYTË: Kafjalli: një rriskë bukë të thekur dhe kafe pa sheqer. Dreka: 200 g file pule me panxhar të bluar dhe vaj bimor. Darka: 100 g mish të zier gjedhi dhe një gotë kefir.

DITA E TRETË: Kafjalli: keksë të freskët, kafe pa sheqer. Dreka: kungulleshka ose patëllxhan në vaj bimor. Darka: 200 g mish gjedhi të pjekur, 2 vezë të ziera dhe 2 tranguj.

DITA E KATËRT: Kafjalli: çaj të gjelbër, karotë të bluar me lëngun e një limoni. Dreka: 200 g peshk të zier ose të përzhitur dhe një gotë lëng domatesh. Darka: 200 g kumbulla të freskëta.

DITA E PESTË: Kafjalli: kafe pa sheqer, pak karotë të freskët me lëng limoni. Dreka: peshk të zier dhe një gotë lëng të freskët pemësh. Darka: 200 g mollë.

DITA E GJASHTË: Kafjalli: kafe pa sheqer. Dreka: pulë të zier (500 g) me sallatë nga lakra e freskët dhe karotë me vaj bimor. Darka: 1 domate dhe 2 vezë të ziera.

DITA E SHTATË: Kafjalli: çaj të gjelbër. Dreka: 200 g mish të zier gjedhi, panxhar dhe sallatë me karotë me vaj ulliri. Darka: 1 dardhë dhe 1 gotë kefir. Në tërësi hiqni dorë nga kripa, sheqeri, të gjitha ëmbëlsirat, erëzat dhe alkooli.

 

(Kosova Sot)