Pemët dhe perimet, të cilat duhet t’i konsumoni gjatë muajit shtator

  • 04 September 2015 - 14:35
Pemët dhe perimet, të cilat duhet t’i konsumoni gjatë muajit shtator

Tashmë moti ka filluar të jetë më i freskët, prandaj në vijim ju sjellim pemët dhe perimet më të shijshme dhe më të shëndetshme, që duhet t’i konsumoni gjatë muajit shtator

 Mollët

Mollët përmbajnë shumë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe natrium. Janë burim i shkëlqyeshëm për fibra dietale dhe vitamina C. Mollët vetvetiu janë të shijshme, por gjithsesi se mund t’i kombinoni edhe me shumë ushqime të tjera.

 Dardhat

Dardhat po ashtu përmbajnë sasi të vogla të yndyrave të ngopura, kolesterol dhe natrium. Janë burim i shkëlqyeshëm me vitamina C dhe fibra dietale. Dardhat janë të këndshme dhe të shijshme në përgatitjen e desertëve,sepse mjaft mirë përshtaten me të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve.

Fiku 

Fiku është shumë pak i pasur me yndyra të ngopura, kolesterol dhe me natrium. Sipas ekspertëve, është burim i mirë për fibra, vitamina B6, K, E, mangan dhe kalium. Fiku është tash më i shijshmi, prandaj edhe është momenti që të filloni ta konsumoni.

 Rrushi

Përmban shumë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe natrium. Është burim i mirë për vitaminat C dhe K. Rrushi është më i shëndetshmi në këtë periudhë kohore, sepse përmban shumë më pak pesticide, që dëmtojnë shëndetin.

Lajthitë

Lajthitë përmbajnë shumë pak kolesterol dhe natrium. Janë burim i hatashëm për vitamina E dhe bakër, e po ashtu edhe për mangan. Lajthitë rregullojnë shijen e secilës gjellë, dhe po ashtu janë të shkëlqyeshme në përgatitjen e desertëve.

Arrat

Përmbajë shumë pak kolesterol dhe  natrium. Janë burim i mirë i bakrit, e po ashtu edhe i manganit. Arrat janë një ndër burimet më të mira për aminoacidet omega 3, që janë të domosdoshme në kujdesin ndaj zemrës dhe enëve të gjakut.