Bëjeni vetë çajin për trupin që gjithmonë e keni dëshiruar

  • 07 October 2015 - 14:49
Bëjeni vetë çajin për trupin që gjithmonë e keni dëshiruar

Për çdo ditë mund ta shohim së paku një reklamë në televizor rreth preparateve për humbje në peshë, por kur t’i blejmë mund të ndodhë që ndonjë përbërës nga ky preparat të mos na shkojë për shtati, kështu që parat e shpenzuara janë hedhur kot.  Në vend të kësaj, bëjeni vetë çajin për humbje në peshë . Kjo përzierje bimore rregullon metabolizmin. Natyrisht se me një përshtatje të mirë të ushqimit kjo recetë e çajit mundet shpejt t’i japë rezultatet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për këtë çaj ju nevojiten:

Trumzë, hithra, sherbela, kaçe, kantarion, pupëza, kopër.

Çaji për humbjen në peshë

Përziejini të gjithë këta përbërës dhe futni në një enë prej xhami, kavanoz. Më pas shtoni një litër ujë dhe i vloni së bashku. Kur të kenë vluar i lini të ftohen. Çajin e fituar e pini para, gjatë dhe pas shujtave, si dhe mund t’i shtoni uthull të mollës sipas dëshirës. 

(Kosova Sot)