Receta për lëngun fantastik, që vret bakteret

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 15:26
Receta për lëngun fantastik, që vret bakteret

Në vijim ju paraqesim recetën që jua forcon sistemin imun, pastron organizmin dhe me sukses lufton kundër baktereve dhe viruseve që na lëndojnë në këta muaj të freskët

RECETA PËR ANTIBIOTIKUN NATYRAL

Përbërësit: 700 ml uthull të mollës, 1 hudhër të copëtuar imët, 1 qepë të copëtuar imët, 2 speca të freskët, ¼ e gotës xhenxhefil të gërryer, 2 lugë rrikë, 2 lugë kurkumë pluhur. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i vendosni në enë. Më pas me uthullën e mollës i vendosni në kavanoz prej qelqit. E mbyllni mirë dhe e përzieni. Kavanozin për 14 ditë e mbani në një vend të errët, duke e përzier disa herë në ditë. Pas 14 ditëve, lëngun e përdorni, ndërsa që pjesën tjetër mund ta përdorni për të zier në kuzhinë.

VETITË SHËRUESE TË ILAÇIT NATYRAL

Përmirëson traktin tretës, duke e vënë në funksion në mënyrë optimale. Hudhra është antibiotik natyral, që vret bakteret, ndërsa qepa nuk vret bakteret e mira.

FORCON SISTEMIN IMUN

Xhenxhefili ka efekt të fortë kundër inflamacioneve, kurse njihet edhe si stimulues për qarkullim të gjakut. Lëngu lufton infeksionet dhe inflamacionet. Kurkuma parandalon zhvillimin e kancerit dhe demencës, ndërsa njerëzit e përdorin edhe për shërimin e dhimbjeve në nyja.

(Kosova Sot Online)