Aloe vera, bima që eliminon dhjamin nga trupi dhe kuron mbi 50 sëmundje!

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 14:25
Aloe vera, bima që eliminon dhjamin nga trupi dhe kuron mbi 50 sëmundje!

Aloe Vera është një bimë shëruese shumë e fuqishme, e cila është përdorur që nga kohërat e lashta. Egjiptianët e quanin atë “bima e pavdekësisë” dhe kjo falë përfitimeve të shumta shëndetësore.

Në ditët e sotme, kryesisht përdorim xhel Aloe Vera kundër prerjeve të vogla dhe plagëve, si dhe djegieve të lëkurës, por jo çdokush e di se bima mund të përdoret gjithashtu edhe kundër sëmundjeve të shumta.

Aloe Vera përmban më shumë se 200 komponente bioaktive të tilla si polisakaridet, vitaminat, mineralet, aminoacidet dhe enzimat, të cilat mund të rrisin thithjen e ushqyesve në trupin tuaj. Xheli gjithashtu ka veti antimikrobike dhe antifungale, edhe gjithashtu mund të ç’helmojë trupin dhe të përforcojë sistemin tuaj imunitar.

Aloe Vera përmban minerale të tilla si magnez, kalium, kalcium, selen zinku, krom, hekur, mangan dhe bakër, të cilët mund të përmirësojnë rrugët tuaja metabolike dhe të ndihmojnë me humbjen e peshës. Xheli i bimës përmban enzime të tilla si lipaza dhe amylase, të cilat mund të tresin yndyrnat dhe sheqernat, duke zvogëluar inflamacion në trup.

Aloe Vera është gjithashtu një burim i madh i vitaminës B12 që është jetike për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu, ajo përmban 20 nga 22 aminoacidet esenciale që trupi ynë kërkon të funksionojë siç duhet. Ndër të tjera përmban edhe acid salicilik, i cili mund të zvogëlojë inflamacionin në lëkurë dhe të luftojë bakteret e ndryshme.

Sipas studimeve, xheli i Aloe Vera mund të zbusë ulcerat orale dhe të largojë depozitat e pllakave dentare nga dhëmbët. Ju mund ta gjeni xhelin e kësaj bime në pjesën më të madhe të dyqaneve bimore ose mund ta blini atë me gjethe të freskëta. Shkencëtarët kanë zbuluar se xheli i Aloe Vera mund të shërojë mbi 50 sëmu.ndje, prandaj është shumë e rëndësishme që ta përdorni atë.

(Kosova Sot Online)