Pastrimi i dhëmbëve me penj mund të jetë humbje kohe, po nuk e patët shkathtësinë e duhur

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 15:29
Pastrimi i dhëmbëve me penj mund të jetë humbje kohe, po nuk e patët shkathtësinë e duhur

Në vazhdimësi na është thënë se si duhet pastruar dhëmbët me penj - megjithëse kjo është humbje kohe e herë pas here edhe me dhimbje. Shifrat tregojnë se më pak se një e pesta prej nesh mundohen ta bëjnë këtë rregullisht. Tani, një ekspert me nam ka paralajmëruar se nëse nuk e bëni këtë në mënyrën se si duhet, pastrimi i dhëmbëve me ndihmën e perit më shumë do të mund t'ju bëjë sesa dobi. Robin Seymour, profesor te "Dental Sciences", në spitalin e Nju Kasëllit, shpjegon pse - dhe sugjeron një mënyrë tjetër dhe më të lehtë, në mënyrë që të kemi dhëmbë të pastër e të bardhë

 Arsyet pse dentisti ju sugjeron t'i pastroni dhëmbët me penj janë të thjeshta: Pastrimi i dhëmbëve me penj ndihmon në mbrojtjen e shëndetit dentar që të hiqni qafe pjesët e ushqimit nga pllakat dhe nga midis dhëmbëve. Nëse nuk e bëni si duhet, do ta irritoni mishin e dhëmbëve, duke shkaktuar inflamacione dhe në fund sëmundje. Pastrimi i dhëmbëve me penj kërkon shkathtësi për të manipuluar me perin në gojë, sidomos në pjesën e brendshme. 

(Kosova Sot Online)