Pijet e ëmbëltuara nxitin sulmin në zemër, në tru dhe diabetin

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 10:52
Pijet e ëmbëltuara nxitin sulmin në zemër, në tru dhe diabetin

Në bazë të studimit të bërë në Harvard, konsumimi i pijeve të ëmbëltuara ndërlidhet me rrezikun e shtuar që kanë të bëjnë me vështirësitë në shëndetin zemrës. Një sasi e pijeve të tilla ka gjasa që të përmbajë edhe deri në 35 gramë sheqer, apo që i bien rreth nëntë lugë të vogla të sheqerit.

Konsumimi i rregullt i një apo dy dozave të tilla, për 25 për qind shton gjasat që pas një periudhe të shkurtër kohore të pësoni infarkt, ndërsa për 16 për qind më shumë jeni të rrezikuar për të pësuar sulm apo pikën në tru, si dhe, madje, për 26 për qind jeni më të rrezikuar për të pësuar diabetin, tipin dy.

(Kosova Sot Online)