Këto ushqime mos i mbani në frigorifer!

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 15:49
Këto ushqime mos i mbani në frigorifer!

Në rast se nuk e dini, disa ushqime nuk bën t'i mbani në frigorifer, por duhet t'i ruani në temperaturën e dhomës.

SALCAT PIKANTE

Besoni apo jo, salcat pikante mund të qëndrojnë të paprishura për tre vjet në kuzhinën tuaj.

PATATJA

Temperaturat e ftohta ndikojnë negativisht në shijen e patates, por mbani në qese prej letre, pasi që qeset e plastikës nuk janë të mira, sepse posedojnë lagështi. Shumica e llojeve të patateve duhet të durojnë deri në tri javë.

BUKA

Buka nëse e mbani në frigorifer shumë shpejt do të thahet. Në vend të kësaj, bukën që planifikoni ta hani për tjetrën ditë mbajeni në dhomë, të mbështjellë në peshqir.

QEPA

Qepa pëlqen të qëndrojë në rrjetën e vet, pasi që mundëson depërtimin e ajrit kur gjendet në temperaturë të dhomës. Por. mbani larg patateve, që lirojnë lagështi që mund të ndikojë negativisht në shijen e saj.

HUDHRA

Qëndron në gjendje të mirë edhe deri në dy muaj nëse e ruani në temperaturë të dhomës. Mbajeni në diçka që i mundëson depërtimin e ajrit.

DOMATET

Në frigorifer mund të zbehen, prandaj më mirë t'i mbani në temperaturë të dhomës dhe kurrë në qese të plastikës.

KAFEJA

aFrigoriferi krijon kondensimin që ndikon në shijen e kafesë së bluar. Mbajeni në ndonjë kuti të mbyllur hermetikisht.

KUNGULLESHKAT DIMËRORE

Lloje të ndryshme të kungulleshkave dimërore zgjatin rreth një muaj, por nëse e mbani në kuzhinë dhe jo në frigorifer.

AGRUMET

Më së miri duhet t'i mbani në temperaturë të dhomës. Nëse limonin apo portokajtë i lini në frigorifer, lëvorja do të jetë më e fortë, e lëngjet do të jenë më të shijshme.

(Kosova Sot Online)