Lexoni edhe:
Shkurte Fejza për Ismet Pejen: Pusho i qetë në parajsë, në oazën e kolosëve të kulturës shqiptare
Nëse dëshironi që të qëndroni të shëndetshëm gjatë dimrit, me rëndësi është të keni kujdes me ushqimin Karota - është e pasur me beta karotinë dhe vitamina A, karota ndihmon në luftën kundër ftohjes dhe gripit. Pos kësaj, mbron nga infeksionet të cilat janë më të shpeshta gjatë dimrit. Çaji i gjelbër - është antioksidues i fortë dhe posedon substanca të forta kundër viruseve dhe baktereve.
Me konsumimin e pesë gotave me çaj të gjelbër në ditë do ta forconi imunitetin. Kërpudhat - mbrojnë nga ftohjet dhe viruset gjatë dimrit. Kërpudhat e bardha në masë të madhe shtojnë nivelin e qelizave natyrale vrasëse - komponentë vitale në sistemin imun. Qepa - që moti përdoret si ilaç kundër ftohjes dhe gripit. Mjekësia perëndimore mendon se posedon aftësinë e shtimit të enzimave që i ndihmojnë mëlçisë në pastrimin e gjakut. Mjalti - njihet për përbërësit e vet antibakterialë, që ndihmojnë kundër baktereve dhe viruseve. Një lugë mjaltë në mëngjes hidheni në çaj apo para gjumit në qumësht.
(Kosova Sot Online)