Lexoni edhe:
A është vaji i ullirit arma e fundit në luftën kundër kancerit?
Sinuset nuk janë aq të rrezikshme, por mund t'jua vështirësojnë jetën. Kryesisht ekzistojnë dy lloje të sinuseve.
Sinuset akute - që zgjasin më shumë se katër javë, dhe Sinuset kronike - mund të zgjasin nga 12 javë e madje me vite Shkaktarët e sinuseve: konsumimi i tepërt i djathërave, duhani dhe ndotja, alergjitë në ushqim, infeksioni me kërpudha, infeksioni dental, ftohjet dhe gripi. Në vijim ju paraqesim disa nga ilaçet më efektive shtëpiake kundër sinuseve.
UTHULLA E MOLLËS
Përzieni 1-2 lugë të uthullës së mollës me një gotë ujë dhe një lugë mjaltë, në mënyrë që t'i japë shije të ëmbël. Konsumoni një përzierje si kjo tri herë në ditë, për pesë ditë rresht. Uthulla e mollës është më e mira në lirimin e kongjestionit të sinuseve. RRIKA Rrika është njëra ndër ilaçet më të mira bimore për kongjestionin e sinuseve. Thjesht imtësoni një majë të bimës dhe futeni në gojë. Le të qëndrojë aty për disa minuta e më pas e pështyni. Shumë shpejt e tret mukozën, që është bllokuar në sinuse.
A është vaji i ullirit arma e fundit në luftën kundër kancerit?Lexoni edhe:
EKSTRAKTET NGA FARAT E GREJPFRUTIT
Ky është njëri ndër ilaçet më të mira për pastrimin e kongjestionit kronik të sinuseve. Ekstraktet nga farat e grejpfrutit posedojnë substanca kundër kërpudhave dhe veprojnë si të ishin një antibiotik natyral. Po ashtu mund ta gjeni edhe në formë të sprejit për hundë.
SPECAT E KUQ PIKANTË
Duhet t'i përfshini specat e kuq pikantë në ushqimin tuaj. Kjo në fakt specat dhe shija pikante e tyre ndikojnë në hapjen e sinuseve, që ndryshe njihet edhe si ilaçi më i mirë natyral për hapjen e sinuseve. QEPA Copëtoni një qepë dhe futeni në ujin e vluar. Vlojeni për rreth 5 minuta. Më pas, thithni avullin nga uji për pak kohë. Qepët janë të mira dhe antibakteriale dhe njihet si ilaç i fortë në pastrimin e sinuseve. Madje edhe mund ta pini këtë përzierje kur është e ngrohtë, për rezultate më të mira.
HUDHRA
Nëse përgatisni hudhrën e copëtuar së bashku me mjaltë, atëherë kjo përzierje është shumë efektive në trajtimin e sinuseve të infektuara. Hudhra po ashtu lufton bakteret dhe ndikon shpejtë në shërimin e infeksioneve.
LËNGU I KAROTAVE DHE TRANGUJVE
Pini një kombinim të lëngut të karotave dhe të trangujve, përdoreni rregullisht, dhe do të liroheni nga infeksionet e sinuseve.
UJI I NGROHTË ME KRIPË
Shtoni gjysmë lugë kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe më pas e shpëlani fytin me të. Kjo është një nga mënyrat më të mira për ta shpëlarë fytin e thatë të shkaktuar nga bllokimi i sinuseve.
(Kosova Sot Online)