Kripa në çorapë, shpëtimi për dhimbjet dhe infeksionet në vesh

  • 25 November 2015 - 14:01
Kripa në çorapë, shpëtimi për dhimbjet dhe infeksionet në vesh

Dhimbjet në vesh dhe infeksionet e tij janë përvojë e tmerrshme, sidomos për fëmijët. Pos dhimbjes, ju duhet të ballafaqoheni edhe me temperaturën në trup. Për ta shëruar këtë dhimbje ju nevojitet një çorapë dhe pak kripë. Ndiqni udhëzimet dhe në të ardhmen nuk do të keni telashe me infeksionet e veshit. Ju nevojiten 1–1.5 gotë me kripë të trashtë deti. E ngrohni në tepsi, në temperaturë të mesme për 4-6 minuta – e rrotulloni shpesh, që të ngrohet njëjtë. E ngrohni, por jo aq sa nuk mund ta mbani në dorë.

Udhëzimet për çorapen që largon dhimbjet

1. Merrni një tepsi dhe e ngrohni në furrë në temperaturë të mesme.

2. Shtoni kripën e trashë të detit në çorapë dhe lidhni majën që të mos dalë kripa.

3. Çorapen e vendosni në tepsi dhe e ngrohni. Kujdes të mos e teproni, jo më gjatë se 5-6 minuta.

4. Çorapen e vëni në veshin që dhemb për disa minuta dhe do ta vëreni sa mirë ju bën. 

(Kosova Sot)