Çipsi që ka shije si ushqim i grimcuar me yndyrë, por që shkrin shtresat dhjamore

  • 25 November 2015 - 21:06
Çipsi që ka shije si ushqim i grimcuar me yndyrë, por që shkrin shtresat dhjamore

Ndoshta e keni dëgjuar thënien popullore se “forma verore arrihet në dimër”. Por, të gjithë e dimë sa vështirë është t’u përballojmë çipsave, sidomos në këtë kohë të ftohtë. Mirëpo, ushqimet e grimcuara nuk duhet të jenë të yndyrshme dhe të dëmshme – por mund t’ju ndihmojnë të humbni në peshë, dhe të jenë të shijshme, transmeton gazeta Kosova Sot online.

Kësaj radhe bëhet fjalë për çipsin nga lakra jeshile, që përgatitet lehtë

Përbërësit:

1. Lakër jeshile

2. vaj ulliri

3. Kripë

Përgatitja:

1. Lakrën jeshile e pastroni, e më pas e thani. Secilën gjethe e fshini me peshqir.

2. Me ndihmën e thikës, i copëtoni në pjesë më të vogla, e mesin e hiqni, sepse është shumë e hidhur.

3. Pjesën e saj e vendosni në enën prej plastike dhe derdhni vaj ulliri. Secila pjesë e lakrës jeshile të lyhet me vaj ulliri.

4. Në tepsi vendosni letrën për pjekje, e më pas radhisni pjesët e lakrës jeshile dhe hidhni kripë sipër (1/4 e lugës).

5. Ngrohni furrën në 150 gradë dhe piqni për 8-12 minuta.

6. E lini të ftohet para se ta provoni. Ndoshta në fillim shija do të duket paksa e çuditshme, por do ta pëlqeni përnjëherë.

(Kosova Sot)