Ushqimi magjik: ja pse fasulja është ideale për shëndetin tuaj

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 11:58
Ushqimi magjik: ja pse fasulja është ideale për shëndetin tuaj

Fasulja përmban shumë vlera shëruese, proteina, fibra, vitamina dhe minerale, të cilat janë të shëndetshëm për trupin e njeriut dhe të shkëlqyeshëm për luftimin e sëmundjeve. Janë të shumta arsyet pse duhet ta shtroni në tryezën tuaj, e ne ju sjellim disa prej tyre.

1. Është i pasur me fibra, të cilat e ulin kolesterolin dhe përshpejtojnë proceset e tretjes. Në kombinim me ushqim të shëndetshëm dhe ushtrime, është edhe më i dobishëm.

2. Tretet ngadalë, që do të thotë se pasi ta keni konsumuar jo shumë shpejt do ta ndjeni nevojën për zamër. Kjo do të thotë se nuk do të konsumoni kalori të tepërta, kështu që ndihmon te humbja në peshë.

3. Përmban pak kalori dhe ka vlera të larta nutritive.

4. Është i pasur me proteina, kështu që është burim i vlefshëm për proteinat cilësore. Për këtë arsye fasulja ju mbush me energji.

5. Shihet si zëvendësim i qëlluar ndaj mishit dhe zgjedhje e mirë për vegjetarianët, por edhe për ata që e hanë mishin dhe kanë probleme me fryrjet në stomak.

(Kosova Sot Online)