Ushqimet që duhet t'i hani çdo ditë

  • E. /
  • 11 June 2021 - 10:30
Ushqimet që duhet t'i hani çdo ditë

Në vijim ju sjellim gjashtë artikuj ushqimorë që për çdo ditë do të duhej të jenë në tryezën tuaj.Ja edhe arsyet.

SPINAQI

Spinaqi është i pasur me fibra bimore që për bazë kanë aminoacidet omega 3 dhe acidin folik, të cilët ndihmojnë në pakësimin e rrezikut për sëmundjet e zemrës, sulm në tru dhe osteoporozë. Doza e sugjeruar është 1 gotë spinaq të freskët në ditë ose gjysmë gote të zier.

JOGURTI

Jogurti ndihmon në forcimin e sistemit imun të njeriut, si dhe ofron mbrojtje nga kanceri. Sasia ditore e nevojshme është një gotë jogurt në ditë. Jogurt ka ndikim të dobishëm edhe në sistemin e tretjes.

DOMATJA

Hulumtimet kanë treguar se ushqimet e pasura me likopen mund të pakësojnë rrezikun nga infeksionet e fshikëzës, infeksionet e mushkërive, prostatës, lëkurës, kancerit në lukth dhe pakëson rrezikun nga sëmundjet e arteries koronare. Sasia ditore është 22 g likopen, që janë 8 minidomate ose një gotë lëng nga domatet.

KAROTA

Karota po ashtu gjendet në këtë listë të ushqimeve të shëndetshme. Përmban karotenoide që parandalon përhapjen e kancerit, por edhe zvogëlon rrezikun nga astma dhe artriti. Sasia ditore e konsumimit të karotës është gjysmë gotë. Zëvendësimet në mungesë të karotës janë patatja e ëmbël, kungulli, mango ose specat e verdhë.

BORONICAT

T 'i konsumoni sa herë të mundeni. Janë të pasura me shumë antioksidues. Parandalojnë përhapjen e kancerit, diabetin dhe humbjen e kujtesës, që shfaqet me kalimin e viteve. Janë të shëndetshme për sistemin kardiovaskular, sepse përmbajnë vitamina A dhe C, si dhe janë të pasura me fibra. Sasia e sugjeruar ditore e konsumimit të tyre është një gotë boronica në ditë.

FASULJA E ZEZË

Edhe fasulja e zezë gjendet në këtë listë të ushqimeve më të shëndetshme. Të gjitha llojet e fasules janë të dobishme për shëndetin e zemrës, por asgjë nuk mund të ndikojë më mirë në tru sesa fasulja e zezë. Kjo për faktin se fasulja e zezë është përplot me antioksidues që përmirësojnë punën dhe funksionet e trurit.

(Kosova Sot Online)