Pse venat kanë ngjyrë të kaltër?
Në të vërtetë, ngjyra e venave nuk është e kaltër, por ata janë kryesisht pa ngjyrë. Është pikërisht gjaku që u jep atyre ngjyrën. Megjithatë, as gjaku i njeriut nuk ka ngjyrë të kaltër. Ngjyra e tij është gjithnjë e kuqe. Mund të ndryshojë vetëm nuanca e së kuqës. Atëherë pse venat kanë ngjyrë të kaltër?
Gjaku i oksigjenuar (kryesisht rrjedh përmes arterieve) është i kuq i ndezur, ndërsa gjaku që ka “humbur” oksigjenin (kryesisht rrjedh përmes venave) ka ngjyrë të kuqe të errët. Kushdo që ka dhuruar gjak ose ka parë infermieren duke marrë gjakun nga ju apo nga dikush tjetër, mund të dëshmojë se gjaku i deoksigjenuar është i kuq i errët e jo i kaltër. Gjaku në venat tuaja duket i kaltër pasi që ju i shihni venat tuaja përmes shtresave të lëkurës dhe yndyrës, thotëv Alwin Kienle në letrën e tij “Pse venat duken të kaltër? Një shqyrtim i ri për këtë pyetje të vjetër”, botuar në Journal of Applied Optics.
Lëkura ia shpërndan një pjesë shumë të madhe të ngjyrës së kuqe dritës së bardhë përpara se drita të reflektojë nga gjaku, duke lejuar kështu që drita e kaltër të reflektojë nga gjaku e të kthehet përsëri në sytë tanë. Kjo është pikërisht arsyja ju duket se venat tuaj kanë ngjyrë të kaltër. Kjo “dukuri’ është e ngjashme me atë se si ‘dielli i bardhë’ duket i kuq në perëndim (si rezultat i ngjyrave të kaltërta që shpërndahen nga atmosfera).
(Kosova Sot Online)