Kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 15:11
Kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Një studim i ri ka treguar se konsumi i kafesë mund të mbrojë zemrën tuaj. Studiuesit zbuluan se pirja e kafesë – deri në tre filxhanë në ditë – mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës.

“Rezultatet tona sugjerojnë që konsumi i rregullt i kafesë është i sigurt, pasi edhe marrja e madhe ditore nuk u shoqërua me rezultate të pafavorshme kardiovaskulare dhe vdekshmëri nga të gjitha shkaqet.”, tha autori i studimit, Dr Judit Simon.

Studiuesit ekzaminuan lidhjen midis konsumimit të kafesë dhe strukturës së zemrës, duke përdorur skanime të rezonancës magnetike kardiake (MRI).

“Analiza e imazhit tregoi se në krahasim me pjesëmarrësit që nuk pinin kafe rregullisht, konsumatorët e përditshëm kishin zemër më të shëndetshme dhe me funksionim më të mirë.“, tha Dr Simon.

(Kosova Sot Online)