Kjo është hirra më e shëndetshme për njerëzit që vuajnë nga mëlçia

  • E. /
  • 18 May 2022 - 08:57
Kjo është hirra më e shëndetshme për njerëzit që vuajnë nga mëlçia

Hirra pastron mëlçinë nga ato substanca që grumbullohen në qeliza, të cilat e dëmtojnë shumë këtë organ. 

Hirra përmban proteina të dobishme jokazeinë, lipide, është një lëng biologjikisht aktiv për mëlçinë, sepse fillimi i përdorimit të hirrës nënkupton ndërprerjen e përdorimit të alkoolit.

200 mililitra hirrë, dy herë në ditë e furnizojmë mëlçinë me përbërës aktivë që e rigjenerojnë atë. 

Hirra ka veti të reduktojë yndyrën. Një nga fazat e para të dëmtimit të mëlçisë është mëlçia e dhjamosur.

Hirra ka shtatë deri në dhjetë për qind laktozë. Nëse jeni intolerant ndaj laktozës dhe nuk keni marrë më parë produkte të qumështit, mund të shkaktojë diarre. Hirra nga qumështi i dhisë apo deles ka një erë specifike, por është më e shëndetshme se ajo që bëhet nga qumështi i lopës.

Përbërja lipidike është e ndryshme, dhitë kanë lipide shumë më të shëndetshme se qumështi i lopës! Hirra gjithashtu ka proteina të shëndetshme nga qumështi i dhisë. Ndërsa qumështi i deles ka yndyrë pak më të rëndë, kështu që zgjedhja më e mirë, mbetet hirra e dhisë.

(Kosova Sot Online)