Keni lëkurë të ndjeshme dhe lehtë ju dalin njollat? Këto receta popullore zgjedhin problemin tuaj

  • E.k /
  • 24 November 2022 - 09:31
Keni lëkurë të ndjeshme dhe lehtë ju dalin njollat? Këto receta popullore zgjedhin problemin tuaj

Në mënyrë që të parandaloni daljen e njollave apo edhe të mavijosurat, me rendësi është të reagoni në kohë dhe këto zgjidhje natyrale ju ndihmojnë t'i hiqni qafe.

MASKA NGA PATATET DHE MJALTI

Për këtë maskë përdorni pataten e paqëruar, pak mjaltë dhe ujë të thjeshtë. Pasi ta zieni pataten, e qëroni dhe e shtypni. Më pas aty shtoni dhe një lugë mjaltë dhe e përzieni me pak ujë të vakët, derisa të fitoni një masë të trashë. Maskën e përgatitur e vendosni në njollë dhe e lini për 15 minuta.

PERIMET SI KOMPRESË

Disa perime e zbutin dhe përshpejtojnë largimin e njollave. Në shërbim të së bukurës shërbejnë lakra, majdanozi, qepa dhe domatja. Edhe qepa e kuqe është e shkëlqyeshme kundër njollave dhe zbut dhimbjet. Qepën e prerë e vendosni në kompresë edhe mbuloni vendin e prekur. Ngjashëm mund të veproni edhe me lakër ose majdanozin e paprerë. Ndihmon edhe domatja e freskët: domaten e paprerë e vendosni sipër njollës dhe e mbani për 30 minuta.

MASAZHI ME UTHULL DHE UJË

Përzieni uthullën dhe ujin e ngrohtë në masën 50:50 dhe ngadalë e lyeni vendin e prekur. Këta dy përbërës përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndikojnë që gjaku i grumbulluar të abs

(Kosova Sot Online)