Lexoni edhe:
Luizi ju propozon banorëve planin për të dalë
Nëse këtyre ditëve ndiheni të rraskapitur, kthejeni forcën me pije ushqyese me vitamina nga perimet e freskëta. Ato ndikojnë si bomba energjike, e rrisin imunitetin dhe mbrojnë nga ftohjet.
LIMONADA JESHILE
Për një person: 2 mollë të tharta jeshile, gjysmë limoni dhe një grusht perime të preferuar jeshile. Perimet i lani, limonin e qëroni, e preni në pjesë dhe të gjitha së bashku i shtrydhni në 'blender' dhe sipas mundësisë lëngun e pini menjëherë.
Luizi ju propozon banorëve planin për të dalë Lexoni edhe:
PIJA KUNDËR FTOHJES
Për një person: dy rrotëza të ananasit, 2 grushte me mentë, 1 grusht me spinaq të pastruar dhe një trangull i vogël. Të gjithë përbërësit i lani, trangullin e qëroni dhe e shtrydhni në 'blender'. E shtoni ananasin e prerë në kube dhe spinaqin, i shtrydhni në 'blender' dhe e pini menjëherë.
LËNGU ME KAROTË, SELINO DHE XHENXHEFIL
Për një person: 1 karotë e madhe, 1 selino me fletë, 1 mollë dhe një pjesë xhenxhefili prej 2 centimetrave. I lani mirë perimet, karotën dhe xhenxhefilin i qëroni, i preni në pjesë të vogla dhe i shtrydhni në blender. E shtoni selinon dhe mollën e qëruar dhe të prerë në pjesë të vogla. Të gjitha edhe një herë i përzieni në 'blender' dhe lëngu është i gatshëm për shërbim.
(Kosova Sot Online)