Arsyet përse duhet të hani karotat çdo ditë
Mjafton që për çdo ditë të hani nga një karotë në ditë dhe do t'i vëreni ndryshimet fantastike në organizëm. Janë të pasura me vitamina A, C, K dhe B8, si dhe folate, kalium, hekur, bakër dhe mangan.
PËRMIRËSOJNË SHIKIMIN
Ndikimi më i rëndësishëm që karota e ka për shëndetin e njeriut është se ndikon pozitivisht në shikim. Kjo perime është e pasur me vitamina A, që ka ndikim direkt në shikim. Pos kësaj, betakarotinë në karota mbron nga degjenerimet makulare, glaukoma e katarakta.
MBRON NGA KANCERI
Edhe një veti e dobishme nga karota është që parandalon kancerin. Për këtë janë meritore fuqitë antioksidues që parandalojnë zhvillimin e radikaleve të lira. Pos kësaj, karota e ruan imunitetin dhe rezistencën ndaj shumë sëmundjeve. Konsumimi i rregullt i karotës ul rrezikun nga kanceri në mushkëri, zorrë të trashë dhe prostatë.
PARANDALON ZHVILLIMIN E SËMUNDJEVE KARDIOVASKULARE
Karota sidomos u preferohet personave që kanë shtypje të lartë të gjakut dhe vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Përmbajnë betakarotinë, alfakarotinë dhe luteinë, që janë antioksidues dhe rregullojnë nivelin e kolesterolit dhe ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
(Kosova Sot Online)