Lëngu shërues nga boçat e bredhit, kundër sëmundjes së sheqerit dhe humbjes në peshë
Lëngu nga boçat e pishës përgatitet për disa ditë, e ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe heqjen e kilogramëve të tepërt. Për këtë ilaç ju nevojiten: 0,5 kg boça të bredhit, 3 litra ujë dhe 1 limon. Përgatitja e lëngut: Boçën e vendosni në një kavanoz prej 3 litra dhe e mbushni me ujë pothuajse deri në majë.
Shtoni lëngun e një limonit dhe lini të qëndrojë për disa ditë. Lëngu është i gatshëm kur boçat të fillojnë të bien në fund të kavanozit. Kur të gjitha boçat të bien në fund, nevojitet t'i zëvendësoni me të reja. Lëngun ta konsumoni çdo ditë nga tri gota (2,5 dl). Një gotë ta pini në mëngjes në bark të zbrazët, e dy të tjetra në intervale kohore të barabarta gjatë ditës.
(Kosova Sot Online)